Fillimi   |   Ndihmë   |   Kontaktoni
Toka Shqiptare.com
Kthehu në fillim Albumet e reja Muzikë Shqiptare
 

FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR – F.B.K.SH. ;
SEKRETARIATI VENDIMMARRËS I F.B.K.SH. – së ;

PROT. NR. 12 – 25 – 10 – 06  / AKT PUBLIK ;
Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tivar, Toplicë dhe Prevezë
 
Më 25 tetor 2006 |

A  P  E  L  I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR:

“K O M B I  I  K Ë R C Ë N U A R !”

1. Ndaj shumë luftërave të drejta, edhe në fillimet e shekullit 21, flijimeve të pallogaritshme dhe shpresave të shqiptarëve për Ribashkim Kombëtar, kemi vjelur vetëm durim dhe tolerancë pa kufi të ndërkombëtarëve, që i shërbejnë qëllimeve dhe interesave të kolonizatorëve. Gjendja “hiq e mos këput” është gjendje e mbajtjes peng të aspiratës tonë shekullore, e ruajtjes së gjendjes koloniale të shumicës së trojeve shqiptare, është pasiguri dhe perspektivë kërcënuese për Kombin Shqiptar dhe Ballkanin.

Ushtria Serbe Për Çlirimin e Kosovës ( majtas komandanti i rojeve te urës)


2. Në situatën e stadin e sotëm janë evidente arësyet dhe motivet më themelore për të lëshuar thirrjen kushtrim: “KOMBI I KËRCENUAR!”. Me këtë synojmë të shkelim në kallo ndërgjegjen atdhetare të të gjithë shqiptarëve, apelojmë që t’iu dalim zot të drejtave tona të natyrshme, t’iu themi “N D A L !” lakmive e taktikave të fqinjëve, si dhe linjës ndërkombëtare “hiq e mos këput”, të gjitha pazarllëqeve, lojrave e provave me fatet e jetën e popullit më të lashtë në Ballkan. Midis nesh kërkojmë që politikanët të gjykojnë e veprojnë plotësisht atdhetarisht, duke hequr dorë nga komoditetet vetiake dhe retorikat; intelektualët dhe akademikët, të prijnë si truri i kombit e i elites së ndërgjegjes atdhetare, duke mposhtur përfundimisht apatinë dhe indiferentizmin e deritanishëm.

Ushtria Serbe Për Çlirimin e Kosovës ( djathtas komandanti i rojeve te urës)


3. Preventivisht ndaj gjendjes kritike dhe mungesës së perspektivës, domosdoshmërisht thërrasim mbajtjen e Kuvendit Mbarëshqiptar,  në Tiranë më 28 nëntor 2006, ku me urtësi e maturi të debatohet mbi gjendjen dhe perspektivat e zgjidhjes së cështjes sonë kombëtare, dhe të zgjidhet e të institucionalizohet Asambleja Kombëtare Shqiptare (A.K.SH.). Kjo veprimtari kërkon medoemos edhe mendjen e gjoksin e organizmave zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, të Akademive të Shkencave (Tiranë - Prishtinë),  të partive politike dhe të shoqatave atdhetare shqiptare.

Ushtria Serbe Për Çlirimin e Kosovës ( i pari majtas komandanti i rojeve te urës në rroba civile, identifikuar dhe fotografuar nga Sigurimi Kombëtar Shqiptar-SKSH (FBKSH) nga Ura e Ibrit)

4. Me këtë hap dhe aktivitet politik atdhetar do të bëjmë që të mos shkojë përsëri në pikën e vlimit kupa e durimit të shqiptarëve, në vecanti ajo e krahut të armatosur të F.B.K.SH-së., e Armatës Kombëtare Shqiptare (A.K.SH.), mbartëses së vullnetit të mirëfilltë atdhetar, e pranishme në të gjitha trojet etnike, të pushtuara e trajtuara si koloni. Kuvendi Mbarëshqiptar bëhet tribuna e bashkërendimit të veprimtarive atdhetare, Asambleja Kombëtare Shqiptare bëhet përcuese e vullnetit dhe vendimeve të Kuvendit për realizimin demokratikisht të aspirates mbarëshqiptare.

PËR SEKRETARIATIN VENDIMMARRËS
TË KRYESISË QENDRORE TË F.B.K.SH. – së;
K  R  Y  E  T  A  R  I  :
PROF. DR . BASHKIM MITROVICA ( D. V. ).

PËR  KONTAKT  ME  F. B. K. SH-në :
ZËDHËNËSI POLITIK I F.B.K.SH.-së,
Mr. GAFURR ADILI – Tiranë.
Tel.: 00355(0)692735656
E-mail: gafurradili@hotmail.com



Site Navigation
Rubrika e Analizave
Rubrika e Kulturës
Rubrika e Intervistave
Rubrika e Literaturës
Rubrika e Gjuhës Shqipe

Fillimi | Pyetje | Privacy | Kontaktoni  
Copyright © 2001-2008 TokaShqiptare.com, LLC. All rights reserved.