Fillimi   |   Ndihmë   |   Kontaktoni
Toka Shqiptare.com
Kthehu në fillim Albumet e reja Muzikë Shqiptare
Parafjalë

 

Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve :
Punoj me lopatë.
E njoha nga zëri.
U rreshtuan për tre.
Ka ardhur një ftesë për ty.
Beni është i dashur me të gjithë.
E njohin për mirë.

Parafjalët, sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje :
- të thjeshta : me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.;
- të përngjitura : nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.;
- shprehje : ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj.

Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në:

Parafjalë të rasës emërore
Parafjalë të rasës gjinore
Parafjalë të rasës kallëzore
Parafjalë të rasës rrjedhore

Parafjalë të rasës emërore

 

Parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek):
Është nga Tirana.
U rrëzua nga lodhja.
Nga darka do të dukemi.
Është i madh nga trupi.
Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët.
Në krye doli një nga ish të burgosurit.
Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin.

Parafjalë të rasës gjinore

 

Parafjalë të rasës gjinore : me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.:
Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli.
Ju kemi në vend të prindërve.
Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait.

Parafjalë të rasës kallëzore

 

Parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.:
Erdhi vonë shtëpi.
U takua me vëllain Prishtinë.
Nuk rrihet pa punë.
Mira u nis dje për Bruksel.
10 qershor kam ditëlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nën këmbë.
Parisi është një ndër qytetet më të bukura.

Parafjalë të rasës rrjedhore

 

Parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, për, etj.
Ishte prej Durrësi.
Ndaj tij u morën masa të rrepta.
E kapi për gryke.


Site Navigation
Alfabeti i gjuhës shqipe
Emri
Rubrika e Intervistave
Rubrika e Literaturës
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Fillimi | Pyetje | Privacy | Kontaktoni  
Copyright © 2001-2008 Genti Peja, LLC. All rights reserved.