Fillimi   |   Ndihmë   |   Kontaktoni
Toka Shqiptare.com
Kthehu në fillim Albumet e reja Muzikë Shqiptare
PJESËZA  

 

Pjesëzat janë fjalë që plotësojnë kuptimin e një fjalie.

Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon:

  • dëftuese: ja:
    Ja kush erdhi…
  • përcaktuese - saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
    Pikërisht ai më ka paditur.
  • përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.;
    Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.
  • përafruese - veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht:
    Vetëm të rinjtë punonin.
  • përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
    Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.
  • pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj:
    A do të shkosh në Prishtinë? Posi.
  • mohuese: jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.;
    Nuk e kam takuar.
  • pyetëse: a, ë, e:
    A erdhi motra nga Vlora?
  • dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.:
    Përse erdhi vallë?
    E keni takuar gjë Mirën?
  • zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.:
    Pa shihni kush na ka ardhur.
    A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
  • emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.:
    Ja pra kështu ndodhi.
    E pse pra, për një fjalë goje u zum.

Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë.
Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë:

  • para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
  • pas: de, dot etj.

Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës:

  • Vallë, kush erdhi?
  • Kush erdhi vallë?
  • Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?

Site Navigation
Alfabeti i gjuhës shqipe
Emri
Rubrika e Intervistave
Rubrika e Literaturës
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Rubrika e Gjuhës Shqipe
Fillimi | Pyetje | Privacy | Kontaktoni  
Copyright © 2001-2008 Genti Peja, LLC. All rights reserved.