“Vizita e fundit” ose fundi i një alkimie
Një shfaqje provokuese, gazmore e tragjike
Tragjikomedia “Vizita e fundit” e shkrimtarit Albri Brahusha u shfaq të enjten, në gjatë ditëve të Festivalit Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe, që u zhvillua këtë javë në Tiranë. Me Regjisor Fatbardh Smajën dhe me interpretimin kompakt të aktorëve, Merita Smaja, Arben Spahija, Frederik Fistani, Gjovalin Gjoni, Gjon Kola e Agron Dizdari aktorë të trupës së Teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Shfaqja u prit mjaft ngrohtë nga publiku dhe provokoi me elegancë profesionistët. Aktorët e teatrit Migjeni treguan se Shkodra është një burim i pashtershëm vlerash teatrore, që jo vetëm ka dhënë një konribut të shquar në themelimin e teatrit në Shqipëri por edhe që vazhdon të jetë nismëtare për të ndërrmarrë kthesa të rëndësishme në jetën e teatrit. “Vizita e Fundit” një pjesë sa provokuese aq edhe gazmore e tragjike, thotë të vërteta që na dhëmbin të gjithëve. Loja e aktorëve, sidomos e Arben Spahisë në rolin e Heroit të Letrave, Frederik Fistanit në Rolin e heroit të Luftës dhe Merita Smajës në Rolin e Heroinës së Grave, ishte e gjallë dhe plot ngjyra. Detajet regjisoriale të regjisorit Fatbardh Smaja ishin të shkëlqyeshme ku me një thjeshtësi mizanskenike përpunojhej një material dramaturgjik i pafund i serivirur nga Shkrimtari Albri Brahusha.
Mbi tekstin
dramaturgjik
Në një skenë që i ngjan një ofiçine historike, simbole të shpallura sipas arsyes së deformimit të mbërthyer keqas nga harresa, pesë personazhe heronj të epokës së tyre, kërkojnë shpëtim tek vlerat e një kohe të largët, e një kohe ku protagonizmi i tyre ishte frymëzues. Ishin të adhuruar, të ndjekur, frymëzues dhe rezatues, ishin pothuajse një barometër, aparat magjik për të matur shpirtin e të gjithëve.
Dikur gjithçka funksiononte, përderisa ato e konstatonin vijueshmërinë e këtij raporti historic, ishin në pararojë të të gjitah punëve e luftrave, ata ishin ishin vetë fytyra e epokës. Tragjikomedia fillon, kur personazhet tanë, kanë konstatuar ndërprerjen e raportit, mes së djeshmes dhe të sotmes. Kështu ata nisin një përpjekje e mundimshme për të kuptuar rolin e tyre të humbur. Në qënien e tyre tenton të depërtojë mendimi, analiza e pse jo edhe gjykimi. Kërkojnë më tepër për mundimet e tyre, më shumë shpërblim, mirënjohje dhe nderim. Ngazëllehen në momentet e vetëpërcaktimit, ku fjala vjen bien dakort se kanë qenë më se të zakonshëm, legalizues të vesit, alkimistë të vlerave, të shoqërisë të cilës ato i referohen, tërbohen kur konstatojnë indiferencën, vetminë që i rrethon, gjykojnë historinë dhe e ekzekutojnë atë, duke besuar dinakërisht se do t’ia hedhin. Por tragjizmi dhe komizmi që I shoqëron në këtë udhëtim po krye, na lë të kuptojmë Shpresojnë se densiteti i vesit, do ti heqe “kësaj kohe” çdo aftësi imunitare, dhe ato në fund të fundit do ti rikthehen piedestaleve të tyre shekullore, si hehonj të ngadhnjimtarë, frymëzues të njerëzimit.
Ekzaltohen nga ideja, se më shumë se heronj, ata kanë qenë sundues, por sundimtarë të një lloji tjetër, të atij lloji që pa asnjë përpjekje për individualitet kanë arritur të jenë megjithatë përfaqsues tipikë të një shoqërie që shkatërroi vetveten. Se çfarë ndodh kur individi dëshiron të veçojë një shoqëri të tërë, dhe kur tragjikisht ka sukses në këtë përpjekje, qoftë për një periudhë kohore, besoj se publiku e ka shumë të qartë. Izolimi dhe vetmia, moskuptimi dhe mosorientimi drejt lirisë, por shkatërrimi I shoqëron heronjtë e mjerë tashmë të kthyer në kanibalë të pavdekshëm, që vetëm hanë pa prodhuar asgjë.
Por tek “Vizita e fundit “ është prezent edhe ana tjetër: çdo të ndodhë sikur një “shoqëri”: të kërkojë me çdo kusht të veçojë individin? Ta persekutojë atë, ta shmangë qëllimisht, duke e shkatërruar. Kush ka përgjegjësinë për këtë kolosal që u shkaktohet njerëzve, kush ta çojë në vend të drejtën, njeriu dhe shoqërinë. Dhe në fund të fundit sa dëshirohet të respektohet ana e dukshme dhe e padukshme e atij raporti midis vlerës dhe antivlerës, në një proces shoqëror të paekuilibruar, ku profania mund të bëhet dominante, duke u shndërruar kështu në një banalitet total dhe ku mediokriteti kthehet në virtyt.”Vizita e fundit” është një vepër e deherozmit, mospajtuese me himnizimin e së rëndomtës, artificial, ku një shoqëri e goditur nga fatëkeqësitë nuk arrin të të zgjidhë përfundimisht konfliktin me veten dhe të tjerët. Eshtë identifikim i kaosit që shkaktohet, i pasigurisë që mbjell hipnoza e asaj alkimie në qëndrimin ndaj vlerave bazë të një shoqërie, në qëndrimin ndaj proçesit historik ku shpesh një grup të çmendurish arrijnë të sundojnë një kohë të gjatë shoqërinë duke rrezikuar ta çmendin edhe këtë të fundit.
Fabula
Pesë heronj prototipa të shoqërisë Heroi i Luftës, i Popullit, i Punes, i Letrave dhe Heroina e Grave, bashkë me Historinë, në një muze plot lagështirë presin vizita. Askush nuk kujtohet më për ta, janë harruar dhe kërkojnë të rikujtohen. Në përpjekje për të ndryshuar heronjtë “hanë” historinë dhe vazhdojnë kështu kuturu, pa asnjë ide.
Ne skene
“Vizita e fundit” është vënë në skenë në vitin 1999 nga Teatri Migjeni. Ka gjashtë vjet që është shfaqet e rishfaqet duke qenë një nga pjesët e përhershme të repertorit të këtij teatri. Shfaqja është shfaqur në shumicën e qyteteve shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë duke korrur sukses dhe duartokitjet e publikut.