Në kohën e ilirëve.
Simbas studimeve të ndryeshme dihet se ilirët kanë besuar në një Zot, dhe gjithashtu kan pasur një besim tek gjarpri, pra djallëzimi, që ka simbolizuar të keqën.
Ata që quhen “Zotër Grek”, në fakt janë me prejardhje iliro-pellazgë. Ishte tek një Dushk në Dodonë (pranë Janinës), nga ku njërzit dëgjonin të thëna kur frynte era mbi të. Dhe prandaj kemi Zotër si Hera=Era që frynte, Zeus është Zoti, Zojsi, dhe Athena e cila doli nga koka e tij, ishte E thëna që dilte nga kjo pemë kur Era frynte.
Dihet që shqiponja ishte lajmëtarja dhe bija më e afërt e Zotit, dhe se banërët e Sulit (Suljotët e sotshëm) ishin po ashtu besimtarët e parë të Zeusit. Hydra po ashtu është marrë nga besimet Iliro-pellazgë, dhe si fjalë rrjedh nga fjala e sotshme Kuçedra.
Kuçedra është e përbërë nga dy fjalë, një folje kuç që do të thotë hik! ose zhduku, dhe fjala Edra ! siç dihet është simbol i djallzimit, dhe ishte e përmbushur me gjarpërinj në kokë. Pra në dy fjalë besimet a asokohe ishin Zoti me të thënat e tij dhe Shqiponja si lajmëtar i tij, dhe Edra me gjarpërinjët e saj në kokë si djallëzuese dhe shpifëse.
Banorët e at'hershëm e besonin shumë Zotin, dhe edhe Pirroja vetë, u ka pas thërritur shqiponjë, dhe gjithashtu ai thërriste ushtarët e tij pendët e krahëve të tij. Ishte një mynyrë tjetër për t'ju rreshtuar Zotit.
Më vonë po ashtu në fillim të shek. të I (parë) pas erës sonë, Shën Pavli themeloj një nga kishat e para në botë në Dyrrah rreth vitit 50 BC. Është për t'u përmendur ky fatk sepse n'atë kohë Roma ishte pagane, ashtu si Greqia, por Ilirët besonin në një Zot dhe ishte kjo ajo që e bëri të mundur një themelim të kishës në Iliri.
Më vonë gjatë gjysmës së shek. III, siç është thënë edhe më sipër, Kostantini i Madh (me origjin Ilire ), ishte ligjëruesi i krishtërimit në Perandorinë Romake, i cili ka kontribuar më së shumti për përhapjen e krishtërimit. Ai ishte Ilir nga Nish, pjesë e Dardanisë, dhe po ashtu më vonë ai themeloj edhe Kostantinopojën.
Rreth këtij qyteti banorët ishinë Dardanët, shkak që është edhe ngushtica e Dardanelleve shumë pranë Trojës, një nga arsyet që e bënë Kostantinin ta themelonte qytetin atje. Pas kësaj, meqë Perandoria Romake kishte dy qëndra, ai që ti mbante të bashkuara vendosi të përdorte emblemën e Shqiponjës me dy koka.
Pse pikërisht shqiponjën? Dihet mirë që ai ishte besues i fortë i Zotit, të një Zoti, dhe meqë ishte Ilir duhet të ketë besuar në besimet ilire siç i thashë më sipër.
Pra shqiponja ishte lajmëtar dhe simbol i Zotit, dhe Kostantini duke dashur që ta mbante të bashkuar perandorinë vendosi si emblemë simbolin e njërzve (shqipes), me një trup, por me dy koka për dy qëndrat.
Më vonë ky simbol është përdorur edhe nga Dukagjinasit, Kastriotët, etj, dhe ishte Skënderbeu ai që na emëroj shqipëtar sepse ai duhet të ketë ditur këtë besim të moçëm ilir. Dihet që Skënderbeu ishte një besues i madh i Zotit, dhe se shumë luftra i bërë në emër të tij dhe të së mirës, dhe pra si një shqiponjë që është simbol i Zotit, dhe ne si shqiptarë, si shqiptarët e Pirros III (tre shek) para erës sonë.
Pra në kohët e moçme kanë pas qënë Zoti në një anë dhe Edra në anën tjetër.
Përsa i përket Egjyptjanët, Pellazgët kanë pasë lidhje me ta, dhe dushku në Dodonë ishte sjell nga një priftëreshë Egjyptjane, por disa vlera të tyre kanë ngelë në themel të kulturës sonë, por ama Zoti ka pas qënë falur nga të parët tanë para se Egjyptjanët të ndiheshin në Iliri dhe në Pellazgji. Fakt është edhe qyteti i Finiqit në Çamëri nga ku e merr emrin nga Phoenix që ishin Egjyptjanë.