Iso - Polifonia Shqiptare
Iso - Polifonia Shqiptare
06.04.2006 22:06
 

“Iso-polifonia popullore shqiptare, shpallet “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO

Pa më të voglin dyshim, data 25 nëntor 2005 është një ditë historike për mbarë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve por dhe për vetë Shqipërinë. Në këtë ditë “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qëndrore e UNESCO-s në Paris.

Për të dale me këtë vendim, Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 Nëntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t’u përfshirë në listën “Kryevepër e njerëzimit”, propozime të bëra në rrugë zyrtare nga shtete të ndryshme në çdo anë të botës duke plotësuar dosjet dhe kriteret e shpallura për këtë qëllim.

Juria vendimarrëse përbëhej nga :

1. Dok. Antonio A. ARANTES - President i Institutit Kombëtar Brazilian për Trashëgiminë Historike dhe Artistike, Brazil.
2. H.R.H Basma BINT TALAL - Princeshë e Jordanisë
3. Aziza BENANINI - Ambasadore e Marokut në UNESCO
4. Prof.Georges CONDOMINAS - Përfaqësues i Francës në UNESCO
5. Prof. Anzor ERMAICHVILI - Profesor në Institutin Kombëtar të Kulturës, Gjeorgji.
6. Carlos FUENTES - Përfaqësues i Meksikës në UNESCO
7. Mister Yoshikazu HASEGAWA - Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Teatrin e Ri, Japoni
8. Prof. Epeli HAU’OFA - Drejtor Themelues i Qendrës për Artin dhe Kulturën, Oqeani
9. Prof. Alpha Oumar KONARE - Kryetar i Komisionit të Bashkimit Afrikan, ish President i Malit
10.Elvira KUNINA - Drejtore e Shkollës Kombëtare të Artit Folklorik, Rusi.
11.M.s.Olive W.M.LEWIN - Drejtore e të Rinjve, Xhamajkë
12.Prof. Armandina LIHAMBA - Profesor në Universitetin e Dar El Salamit, Tanzani
13.Dokt. Ahmed MORSI - Kryetar i Bibliotekës dhe Librarive Kombëtare, Profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Kajros, Egjypt.
14.Dok. Zhentao ZHANG - Profesor në Institutin e Kërkimeve Muzikore në Akademinë e Arteve, Kinë.

Nga sot “Iso-polifonia” jonë popullore, kjo dukuri e jashtëzakonshme e të konceptuarit dhe e komunikimit njerëzor është vendosur në vendin që meriton: në listën e kryeveprave të botës shpirtërore të njerëzimit. Kjo listë e kryeveprave në thelb përbëhet nga fenomene dhe shfaqje dukurish të kulturave shpirtërore të popujve të ndryshëm të botës të cilat qëndrojnë në themel të kulturës njerëzore, dhe që dallohen për frymën dhe llojin unikal që ato përfaqësojnë. Ndër to përmendim: makamet e Irakut, operan e Pekinit, vedat indiane etj. Për të arritur këtë rezultat, u desh të ndiqej një procedurë tepër rigoroze e plotësimit të dosjes së kandidimit të “Iso-polifonisë”. Dosja, e përgatitur nga ne, mbështetur kritereve të shpallura nga UNESCO, ndër të tjera, përmbante:

I. Dokumenta shkrimorë të gjitha në gjuhën angleze:

1. Kërkesën zyrtare të UNESCO’s National Commission of Albania për regjistrimin e iso-polifonisë si “Masterpiece of the human oral heritage”.
2. Formulurin e plotësuar të “Albanian folk iso polyphony”, fq. 1-29. sipas standarteve dhe modelit të UNESCO-s
3. Bibliografinë e punimeve të autorëve të huaj mbi iso-polifoninë.
4. Bibliografinë e punimeve të autorëve shqiptarë mbi iso-polifoninë.
5. Të dhëna dhe botime zyrtare mbi zonat ku këndohet në iso-polifoni.
6. Draft Aksion Planin 2003-2008 mbi “Iso-Polifoninë”.
7. 5 format e tjera të propozuara sic kërkohet në Formën e Aplikimit Tip.
8. Ligjin në gjuhën angleze 9048, dt. 07.04. 2003 “Për trashëgiminë kulturore”.
9. Studimin e plotë shkencor mbi iso-polifoninë nga Vasil S. TOLE
10.Studimin “Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit”, Uegen, 2005, nga Vasil S. TOLE

II. Audio, video materiale dhe libra:

1. Harta të ndryshme të Shqipërisë.
2. 32 fotografi me ngjyra së bashku me negativët të grupeve iso-polifonike shqiptare.
3. Një dokument video 2 orësh i cili ilustron të kënduarin iso-polifonik me zonat si më poshtë:
a. Himara - Lab iso-polyphony
b. Kolonja - Tosk iso-polyphony
c. Tepelena - Lab iso-polyphony
d. Gjirokastra - Tosk iso-polyphony
e. Përmeti - Lab iso-polyphony

4. Një listë të publikemeve audio dhe video që do të shërbejnë në mbështetje të dosjes së paraqitur:
a. “Albania Intangible Heritage in CD”, Tirana 2004
b. Intangible Heritage-Iso-polifonia, Tirana 2003
c. The polyphonic group “Kristalet e Smokthinës”, Eurostar
d. The iso-polyphonic group “Djemtë e Vlorës”, Eurostar
e. The polyphonic group “Ergjëria”, Eurostar
f. The publication “Popullsia e Shqipërisë” ­ “Albania’s population”, Tiranë 2001
5. Një video profesionale e tipit (Betacam SP) e titulluar “Albanian Iso-polyphony” ~ 10 minutes’ e cila pasqyron elementet më të rëndësishëm të fenomenit muzikor të iso-=polifonisë, përgatitur mbështetur Annex IV .
6. Autorizime dhe dokumenta që provojnë Copyrightin e materialeve të mësipërme.

Mbështetur këtij konfirmimi të rëndësishëm për vlerat që mbart trashëgimia shpirtërore shqiptare, mund të themi me plot gojën se kultura shqiptare në tërësi po shndërrohet në faktorin nr. 1 të integrimit evropian dhe të imazhit pozitiv për Shqipërinë. Nuk është e pakët që në këto vitet e fundit vetëm në fushën e njohjes ndërkombëtare të vlerave të trashëgimisë kulturore kemi: Parkun kombëtar të Butrintit, qytetin e GJirokastrës dhe së shpejti edhe qytetin e Beratit, si “Pasuri kulturore e njerëzimit’ mbrojtur nga UNESCO.
Vetë shteti shqiptar ka hartuar dhe implementuar ligje të reja për këtë fushë sic është ai “Për trashëgiminë kulturore”- 2003 apo “Për muzetë” 2005, por edhe është bërë gjithashtu pjesë e standarteve globale ndër të tjera edhe duke aprovuar pothuaj të gjitha konventat ndërkombëtare në këtë fushë. Së fundi pritet nënshkrimi aprovues formal i konventës së UNESCO-s “Për ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore’, nga ana e Ministrit tonë të Jashtëm, mbas Vendimit që mori Këshilli i Ministrave për njohjen në parim të saj tani së fundi.
Futja e Iso-polifonisë në listën kryevepër që mbrohet nga UNESCO do të sjell një njohje dhe përhapje të mëtejshme në mbarë botën brenda saj. Më shumë kujdes dhe fonde për grupet popullore dhe studimet për iso polifoninë dhe sigurisht më tepër angazhime për kryerjen e aktiviteteve që I kushtohen iso-polifonisë.

Prof. Dr. Vasil S. TOLE
Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në MTKRS
Eksperti i përgatitjes së Dosjes së kandidimit të Iso-Polifonisë

Lista e disa nga kryeveprave te njerezimit ne fushen e trashegimise gojore :

1. Azerbaijan - Azerbaijani Mugham
2. Belgium - The Carnival of Binche
3. Bolivia - The Andean Cosmovision of the Kallawaya
4. Brazil - The Oral and Graphic expressions of the Wajapi
5. Cambodia - The Royal Ballet of Cambodia
6. Central African Republic - The Oral Traditions of the Aka Pygmies of Central Africa
7. China - The Art of Guqin Music
8. Colombia - The Carnival of Barranquilla
9. Cuba - La Tumba Francesa
10.Egypt - The Al-Sirah Al-Hilaliyyah Epic
11.Estonia - The Kihnu Cultural Space
12.India - The tradition of Vedic Chanting
13.Indonesia - Wayang Puppet Theatre
14.Iraq - Iraqi Maqam
15.Jamaica - The Maroon Heritage of Moore Town
16.Japan - Ningyo Johruri Bunraku Puppet Theatre
17.Korea (Republic of) - The Pansori Epic Chant
18.Kyrgyzstan - The Art of Akyns, Kyrgyz Epic Tellers
19.Madagascar - Woodcrafting Knowledge of the Zafimaniry
20.Mexico - The Indigenous Festivity Dedicated to the Dead
21.Mongolia - The Traditional Music of Morin Khuur
22.Tonga - Lakalaka, Dances and Sung Speeches
23.Turkey - The Art of the Meddah, Public Storytellers
24.Vanuatu - Vanuatu Sand Drawings
25.Vietnam - le Nha nhac, Vietnamese Court Music
26.Yemen - Song of Sanaa
Multinational
27. Estonia, Latvia and Lithuania - The Baltic Songs and Dance Celebrations
28. Tajikistan and Uzbekistan - Shashmaqom Music


Na shkruani