 |
|
|

|
Me kete tregim autorja konkuroi ne Konkursin e II-te letrar ne web ne "albart" dhe u vleresua me Cmimin e Pare ne seksionin e Prozes
Tek dera ime do trokasesh, por nuk do dal une te ta hap,edhe do me degjosh tek qaj (andaluziane)
Letrat e Martinit fillonin me justifikimet e zakonshme ne lidhje me pamundesine qe ai kish pasur t'i shkruante me pare, justifikime te cilat ajo zakonisht i kalonte pa shume vemendje. Sepse ishin te njejtat: shume stres, shume pune dhe thuajse fare kohe te lire. Ishin njohur dy dimra te shkuar, jo dhe fare rastesisht, ne shtepine e Kristina Kominos, nje shoqes se saj te ngushte qe e kishte kusheri te larget nga e ema. Por asokohe ai jetonte ne te njejtin qytet me te, dhe keshtu qelluan te ishin ulur prane e prane ne tryezen e pagezimit te djalit te Kristines.
Kishin shkembyer pershendetjet e rastit, kishin folur per gjera nga me te zakonshmet, per motin, qerate e shtepive, bizneset qe sa vinte e ngecnin diku, pastaj ishin hedhur tek filmat e fundit, ca thashetheme mbi njerezit e artit dhe te skenes. Dikur ajo e kish pyetur:
- Me se merreni, zoteri?
- Me asgje, zonje. Jam milioner, keshtuqe s'kam pse te merrem me gjesendi, dhe kish qeshur duke kapercyer nje gllenjke konjak.
- Babai im ka punuar aq sa une te mos bej asgje, vazhdoi ai me te njejtin ton.
Ajo e kish pare me mosbesim, por pamja e tij, sjellja e sigurt, si dhe kostumi i shtrenjte qe kish veshur, sikur e binden dicka. Pastaj kur ajo kish pyetur Kristinen, kjo kish qeshur me te madhe dhe kish tundur doren ne ajer - Oh, te lutem, pse merresh me Martinin? Ai s'ka nje cent ne xhep. Megjithese ka mendjen me pjellore ne bote.
-E di, e di,- i kish thene ai me pas kur ajo s'po i jepte me muhabet gjate darkes,- Kristina eshte vajze e ndershme. Te tregoi? Por sidoqe te vije puna, une nje dite do behem milioner. Keshtu qe mund te vazhdojme serish biseden tone ne kete tryeze milioneresh, - dhe ish zgerdhire djallezisht.
Nje dite? Martini ishte tridhjete e gjashte vjec dhe shpresonte me nje optimizem te cuditshem se nje dite do te behej i pasur. Ne kete bote ose duhet t'i kesh te gjitha, ose nuk duhet te jesh fare, kjo ishte filozofia e tij. Por kur ajo shkoi per here te pare ne banesen e tij, u tmerrua nga pislleku dhe vula e varferise, qendroi gjithe kohen si ne gjemba dhe mezi e vuri ne buze filxhanin e kafese qe ai i serviri pasi e shpelau me uje te ftohte ne lavamanin qe i sherbente per shume funksione. Ndersa ai i rrefente per nje plan fenomenal qe i kish ardhur rrufeshem ne mendje nje nate me pare, ajo mendonte se sa e cuditshme eshte gjendja e hipnozes, me sakte autosugjestionit. Martini zvarritet, tha ajo me vete, por po te pyesesh ate, ai me sigurine me te madhe do te vertetonte se perkundrazi, te tjeret zvarriten, ai jeton per sa kohe qe truri i tij harton skema fantastike qe e erresojne mizerjen qe e rrethon. Njemije here ish betuar me vete te mos ia bente te gjate ketij njeriu, por dicka e paqarte e pengonte. Kur ai e merrte ne telefon dhe i thosh pa ndonje turp te madh:" Zonje, sot jam i ftuar per dreke ne shtepine tuaj" Maria Matrenga vetem qeshte dhe i thoshte: " Do kete ndonje gatim special, thua?". Nganjehere e urrente, sepse sillej si harbut duke harruar ku ndodhej dhe sikur gjithe faji pse ai ishte akoma ne ate gjendje ishte i saj. Kulmi ishte kur pikerisht ne castin qe ajo donte ta shporrte nje sahat e me pare nga shtepia, ai i thoshte: " nuk kuptoj nje gje - pse nuk behesh e dashura ime?"
E verteta qe se ajo e kish menduar edhe kete. Maria ishte tek te dyzetepesat, por nuk ishte halli tek ndryshimi ne moshe. Tani keto gjera ndodhnin perdite.. Pasi e rrahu mire e mire kete pune ajo befas e kuptoi qe kish dicka ne fizikun e tij qe nuk e lejonte dot ta shihte si nje mashkull me te cilin mund te beheshin gjerat qe rendom ndodhin mes nje cifti. Shpatulla te ngushta, kraharor i dobet, kembe te gjata dhe te holla. Por nuk mbaronte ketu. Me Martinin asgje s'mund te merrej seriozisht..
Kur ai i rrefente pjese nga shkrimet e tij, ia ngulte syte mu ne goje, drejt e tek fjalet qe ajo do nxirrte, saqe asaj i ishin kthyer ne nje siklet te tmerrshem pikerisht castet kur i duhej te jepte mendje. Qellonte qe shkrimet ishin vertet te forta dhe ajo shperthente ne nje esklamacion te tepruar, ndersa atij i mvishej krejt fytyra nga nje drite lumturie. Por nganjehere ajo vertet s'i kuptonte ato qe shkruante Martini dhe sapo niste: " Well, e kuptoj ti ke dashur te thuash kete apo ate, mirepo.-"Çfare mirepo.Çfare mirepo,- ia bente ai me mllef dhe ngrihej nga vendi tere nervozizem -Si ka mundesi qe ju femrat jeni kaq gjysmake c'pres dhe une nese ka Zot, ai u ka bere vetem per te pjelle - dhe shfrynte gjithe cinizem
E di cfare? - I tha ajo dikur me nje ton fare te qete. Dil jashte.
"Jashte?- ia beri ai habitur dhe pa perqark i hutuar.- Ku jashte? Ti kujton se une jam brenda? E di ti c'do te thote te jesh brenda?, - dhe me gishtin tregues gati e prekte ne mjekerr.- T'i afrohesh thelbit, ta prekesh ate, deri atje ku ai te te perveloje, te vdesesh mbi te. Pak rendesi ka nese ky thelb eshte i shendoshe apo drejt kalbjes. Problemi eshte qe rruga per tek ai nuk gjendet gjithnje me te njejten harte. Oj, jashte thote. Une jashte jam jashte, dhe nje Zot e di kur mund te hyj" - dhe u leshua i shkrehur ne karrike.
Nje pasdite pasi kish pire dy gota vere e kish zene gjumi ne kanapene e hollit dhe ajo ish nisur ta mbuloje me nje batanije te holle, ngadale, pa dashur ta zgjonte. Kishte nje fytyre te hequr, pak zeshkane, nje sanguin ne kufijte e kolerikut, dhe shume i dobet, perendi, sa i dobet. Gjumi e shnderronte krejtesisht, duke i dhene pamjen e nje vogelushi te rritur. Fytyra e ketij ciniku te pandreqshem me ne fund kish rene ne qetesi. Ndihej frymemarrja e lehte qe shfrynte currila te holle ajri, floket e ashper nuk dukeshin me aq te ashpra si ne momentet qe ai vertitej zgjuar. Ajo u kerrus ta mbulonte pa u ndjere, kur pernjehere ai zgjati krahet dhe e perfshiu per beli. E tmerruar nga befasia, ndersa ai duke u zgerdhire tere qejf i tha: "E dashur, kurre mos i beso nje te vdekuri", Maria Matrenga ia kish perveshur nje shpulle te forte turinjve, por u pendua thuajse ne sekonde. Pa me trishtim sesi u mrrol tjetri, si u prish ne fytyre, si mbylli pak syte dhe pas nje cope here dicka e mprehte e shpoi ne zemer kur ai tha: Mire ma bere.
Pastaj Martini ish zhdukur per dite te tera, derisa nje mengjes Maria gjeti ne kutine postare nje leter qe vinte nga pertej oqeanit. Me ne fund nje shenje dhe sinjal prej tij. Kishin qene ditet me te renda, me te trishtuara qysh prej shume vjetesh, dicka sikur i ishte shkulur nga stomaku dhe sikur nje flutur i sillej rrotull ne zgavren e zbrazur. Por si per ironi te gjithe kesaj pritje te gjate e te pakuptimte, letra nuk kishte asnje shenje mallengjimi apo trishtimi, ai thjesht i rrefente mes te tjerave, se si kish shtene ne dore ca harta te vjetra, shume sekrete, dhe bashke me dy miq te vjeter shkolle, kishin blere dedektore dhe turlilloj pajisjesh te tjera qe do t'u duheshin tash e tutje per ekspediten ndoshta me te cmendur te shekullit, por dhe shume te vertete ama. Dhe fill pasi te gjenin thesarin e enderruar, ata kishin ndermend te blinin nje ishull ne Karaibe, te vogel ndoshta, por krejtesisht te tyrin, ku dhe ti Maria, i thoshte ai (patjeter me ate zgerdhirjen e zakonshme) duhet te pajisesh me vize per te hyre. Dhe tani po e mbyll kete leter, sepse nuk kam me kohe per llogje Martini
Maria ndenji gjate me pellemben mbeshtetur ne faqen e ndezur nga malli dhe zhgenjimi, mori njehere fryme thelle dhe fshiu me inat nje lot qe i rreshqiti ne faqe. Po c'dreqin e kishte zene me kete aventurier te pacipe, me kete njeri kaq te pashpirt, qe ne vend se te pyeste e fliste si te gjithe njerezit qe kane dy fije mend ne koke, kepuste lloj lloj brockullash e genjeshtrash vetem e vetem qe ta shkaterronte perfundimisht te gjoren grua. Cfare mizash e brumbujsh levrinin ne ate koke te shthurur? Si eshte e mundur qe ai, njeriu qe ishte ne gjendje te merrte ne analize deri ne hollesira gjera te veshtira e te thella te kesaj bote, te mos kuptonte shpirtin e thjeshte te saj qe vuante e perpelitej si nje kafshe e porsatherur? Po pse, o njeri, egoizmi te ben kaq te verber e mizor? Varja, tha pastaj Maria dhe kish tundur doren sikur desh te perzinte tere mendimet me ate levizje. Varja
Por nuk mundi me shume se dy dite. Te treten u ul ne tryezen e vogel, ku nga ana e majte, pas shpines se saj binte nje tufe rrezesh te mekura, nje diell qe po jepte shpirt dalengadale. Dhe nisi te shkruante nje leter per Martinin. Ne fillim i permendte shkurt e thate se me ne fund gjyqi i gjate dhe i lodhshem mbi perkatesine e trashegimise se ish njerkut qe tashme s'dihej se ne c'ishuj te jetes tjeter shetiste, kishte marre fund. Dhe Maria Matrenga kish marre goxha pjese. Pastaj e pergezonte dhe ' uronte fat per ekspediten. Te pakten, tash e tutje, e mbylli ajo letren e pare, edhe pse ndoshta me nje harte te vjeter do kesh mundesi ndoshta ta prekesh ate thelbin qe ke kerkuar me vit.
Dimri pllakosi me deboren qe binte pernate, me udhet qe ngrinin e ku veshtire te mos thyeje qafen, dhe me letrat qe shkonin e ktheheshin mbi oqean. Maria kish mbledhur shume shkrime te Martinit, te hedhura ne sirtare pa kujdes e rregull. I sistemoi aq sa mund ta bente ajo nje gje te tille dhe madje u mundua t'u bente nje fare redaktimi gjuhesor. Ne qetesine e neteve te gjata e te pafund ajo kuptoi per here te pare se brenda atij trupi te imet, brenda atij shpirti te paqetuar kurre, fshihej gjeniu fatkeq qe rropatej si nje bohem me endrra te destinuara per te mbetur gjithnje te tilla. Te nesermen ne mengjes zbriti ne Downtown, takoi nje mikun e saj te vjeter, editor bestselleresh, dhe ia la ne dore te gjitha. Nje jave me vone ai i tha:
-Te pabotueshme, Maria, rrezikoj shume dhe po jetoj dite jo te mira
-Kuptoj,- tha ajo me koke ulur -Sa?- e pyeti nje cast me vone duke ia ngulur syte qe po i digjeshin ne nje zjarr te cuditshem me gjuheza te bardha.
-Toka eshte xheloze dhe cingune, Maria. Shpellat, gropat e erreta, lumenjte e nendheshem jane te mahnitshem. Eshte secila nje histori dhe dhimbje me vete. Fatet e njerezve qe gelojne mbi koren e Tokes jane qesharake, krejtesisht te paperfillshme ne raport me ate qe fshihet ne thellesi. Ti, Maria, vazhdonte te fliste Martini duke rrufitur nje caj te nxehte, dikur ke qene nje perle e vogel, mbyllur brenda nje guacke te zeze, me buze te puthitura per tmerr. Thelle, shume thelle, zhytur ne ujerat e erreta te nentokes, aq afer te vertetes. E merr me mend cfare energjie eshte dashur per te te shperthyer ty nga brenda atij burgu? Dhe perse? Qe ti te sorollatesh per ca kohe ne kete kenete te shpifur, te rrish ketu duke degjuar llogjet e nje te lajthituri dhe ti sherbesh atij caj te nxehte, dhe ne fund te tentosh serish te rikthehesh ne perle e te shkosh andej nga erdhe. Prape do futesh brenda nje guacke te madhe te zeze, te tjere do mundohen t'ia puthisin perseri buzet per tmerr, por s'kane per te mundur kurre. Sepse ti je tradhetare, Maria. Ate qe t'u dha me aq bujari njehere, ti e perbuze. Dhe puh, ke per t'u bere nje gaforre e stermadhe, qe do pickosh ndonje dite ndonje udhetar fatkeq si une, ndersa do perpiqet t'i shkepuse tokes mademet e veta, - dhe pernjehere ngriti kemben e pantallonave dhe i tregoi ne kercirin e gjate shenjen e nje plage te thelle, por te mbyllur tashme.
Ajo rrinte me faqen mbeshtetur mbi pellemben e djathte, degjonte si nje toke e etur per shi fjalet e tij zhurmemedha, dhe nje buzeqeshje mistike i kish mbeshtjelle gjithe qenien. Beri "ohhh" kur i pa plagen qe patjeter do kish dashur kohe te mbyllej, perfytyroi sa te ferrshme duhet te kishin qene ditet dhe netet e asaj ekspedite te deshtuar, dhe nje ndjenje e thelle lumturie, shume me e thelle se te gjitha ato thellesite qe permendte ai, e perfshiu kur mendoi se ai ishte aty tani, shume afer saj, edhe pse indiferent dhe mosperfilles si perhere.
Iu kujtua dicka, u ngrit me te shpejte, dhe pas pak u kthye me nje liber te trashe ku me shkronja varaku vetetinte emri i Martinit.
-Thesari ka qene gjithe kohen ketu, -filloi ajo t'i fliste ne te njejtin regjister. I tregoi sesi editore te shumte kishin mbetur te pataksur nga thellesia e ideve te tij, sesi ishin munduar t'ia rrembenin doreshkrimet e tij nga dora, por ajo kurrsesi síkish pranuar qe libri te binte ne duar te gabuara, dhe ia kish besuar vetem Cerber-it, qe jo vetem e kish nxjerre brenda dy javesh ne treg, por dhe e kish shoqeruar me nje publicitet te papare prej vitesh.
- Oh, -beri ajo pastaj,- me vjen kaq keq qe ti nuk e pe me syte e tu. E paharrueshme, e jashtzakonshme - dhe per here te pare nisi t'i besoje edhe vete fjalet e saj.
Kish harruar se kish nxjerre me mijera dollare nga duart, se i ish dashur te bridhte me dite te tera larte e poshte neper dyer televizionesh, vetem qe ai te kthehej. Vetem qe ajo te kishte mundesi te degjonte perseri lajthitjet e tij, por pune e madhe, as qe i kerciste fare. E bente per vete, krejtesisht per vete, qe t'I rikthehej qetesia dhe paqja. Egoiste? Po egoiste ishte. E c'te keqe kishte ketu?
-Ti je femer e rralle, Maria!- tha ai i mallengjyer.- Pernjimend je nje tregtare e mrekullueshme, - dhe shihte me nje kureshtje kapakun e librit, e shfletoi ngadale ne fillim, pastaj shpejt e shpejt deri ne faqen e fundit. E vuri mbi tryeze, mori ne dore filxhanin me cajin e ftohur tashme dhe duke e rrekellyer, tha:
- A s'te pata thene qe nje dite do e vazhdonim biseden tone ne nje tryeze milioneresh?
|
|
|

|
A mund të ndërtoj një kasolle të vogël?, më tha miku im dhe tregoi me gisht vendin në krye të oborrit, aty ku, kohë më parë, kisha menduar të ngrija një kolibe për qenin, Francin.
- Kasolle?
- Po. Të vogël. Sa për të futur kokën. Unë jam krejt i vetëm.
Kërkesa e beftë e mikut tim më gjeti krejt të papërgatitur (siç më kishin gjetur përherë kërkesat e tija) dhe turlifarë mendimesh e ndjesishë të kundërta më çoroditën të tërin, çoroditje që do të kishte vazhduar kushedi sa gjatë, po të mos isha kthjelluar papritur nga arsyetimi se një mik pranë, pavarësisht nga kushtet e rrethanat, vlen ku e ku më shumë se një qen. Desha të jap menjëherë një përgjigje pohuese, por u kujtova se oborrri, ashtu si shumë e shumë gjëra të miat, ishte pronë e babait: nuk mund të merrja asnjë vendim të rëndësishëm pa lejen e tij. Miku më shihte ngultazi dhe një nënqeshje ironike, si hije e zezë, mezi i dallohej nën cepet e buzëve. Isha thuajse i bindur se ai kuptonte gjithçka që ndodhte brenda meje dhe se nga unë priste vetëm një përgjigje pohuese. Thashë ato që s'kisha ndër mend t'ia thoshja:
- Nuk mund të rrish në oborr. Qoftë dhe në krye të tij. Eja në shtëpinë time. Do të ketë një vend edhe për ty.
- Kurrë!, tha miku dhe u nxi në fytyë. - Unë jam mësuar vetëm. I lirë dhe i pavarur.
Ta dhjefsha lirinë dhe pavarësinë, thashë me vete. Ti s'ke një strehë për të futur kokën dhe kërkon të jesh i lirë e i pavarur. Kurse me zë:
- Mund të jesh i burgosur në qeli dhe të ndihesh i lirë, ashtu siç mund të ndodhesh jashtë dhe të ndihesh i prangosur!
- Gjëra të ditura prej meje! Argumente të stërvjetëruara!, më ndërpreu me nxitim miku dhe u nxi edhe më në fytyrë. - Të kërkova vetëm një pëllëmbë vend në oborrin tënd. Asgjë më shumë. Aq sa duhet edhe për një varr.
- Nuk mund të vendos vetë, thashë unë, pa guxuar ta shoh mikun në sy. - Duhet pyetur më parë babai. Oborri është pronë e tij.
- Dhe ke gojë e flet për lirinë..., tha miku, duke më fshikur me shikimin e tij shpërfillës. Ndenjëm disa çaste përballë njëri - tjetrit dhe mandej u ndamë pa thënë asnjë fjalë. Po atë natë, sapo mbetëm vetëm, ia parashtrova babait kërkesën e mikut tim.
- Jo vetëm kasolle, por edhe pallat po të dëshirojë miku, më befasoi babai me pjesën e parë të përgjigjes së tij. - Veç se gjithçka të bëhet sipas ligjit. Me kontratë të rregullt, të noterizuar dhe në tri kopje, ku të përcaktohen qartë hapësira e tokës dhe koha e qëndrimit.
Pjesa e dytë e përgjigjes më zhgënjeu jo pak dhe për shumë kohë e vrava mendjen nëse ajo, domethënë pjesa e dytë e përgjigjes, ishte rrjedhojë e shpirtvogëlsisë apo e përvojës së babait. Sidoqoftë, pohova me kokë dhe u mbylla në dhomën time. Ashtu siç edhe e prisja, tërë natën nuk vura gjumë në sy. As që bëhej fjalë t'i kërkoja mikut tim të ishte pjesëmarrës në hartimin e nënshkrimin e një kontrate të noterizuar, ku të përcaktoheshin qartë hapësira e tokës dhe koha e qëndrimit. Një kërkesë e tillë, e shoqëruar me doza jo të lehta mosbesimi, kishte për të shënuar fundin e miqësisë sonë. Gjithçka duhej zgjidhur fshehurazi prej meje dhe në fund, një kopje të fallsifikuar e të noterizuar të kontratës, kisha për t'ia dorëzuar babait. E tërë nata më kaloi duke sjellë nëpër mend lloj - lloj variantesh e të njohurish që mund të më ndihmonin dhe vetëm në të zbardhur, tamam atëherë kur po i dorëzohesha gjumit, arrita në përfundimin se gjithçka do të zgjidhej lehtë e thjeshtë nëse do t'i vija në punë kursimet e mia shumëvjeçare. Ia vlen një sakrificë e tillë për hir të miqësisë, i thashë vetes dhe në çast, si të kisha hequr nga supet kushedi ç'barrë të rëndë, m'u mbyllën sytë. Kur u zgjova, ndihesha i çlodhur dhe plot ide. Po atë ditë, pak pa rënë muzgu, duke vënë në punë gjithë kursimet e mia shumëvjeçare, ia dola të siguroj një kontratë të fallsifikuar e të noterizuar, në të cilën firma e mikut qe imituar lehtësisht prej meje. Në mbrëmje ia hodha babait në prehër.
- Gjithçka në rregullî, tha ai, duke e palosur kontratën me kujdes, pasi e kishte lexuar më parë fjalë për fjalë. - Edhe pse s'është pyetur jot ëmë, miku mund t'i fillojë punimet që nesër.
Nuk m'u durua deri të nesërmen dhe, megjithëse po afrohej mesnata, u turra te miku im për t'ia dhënë sihariqin.
- Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, tha ai, duke fërkuar sytë e përgjumur. - Nesër do t'i filloj punimet. Kam gjetur materialet dhe mjeshtrin.
Sipas këshillës së gruas, u mora një javë leje eprorëve dhe iu gjenda pranë mikut tim. Djali im na ngatërrohej nëpër këmbë, kurse gruaja na sillte kafe më shpesh se ç'duhej. Babai i bëntë vërejtje mjeshtrit, kurse nëna ankohej për lulet e shkelura.
- Familja është burg, thoshte nëpër dhëmbë miku, duke matur me njërin sy këndin që krijonin dy muret. Unë nuk pohoja, por as nuk kundërshtoja: miku ishte gati të prekej dhe t'i ndërpriste punimet. Pas dhjetë ditësh kasollja u ngrit në këmbë. E mjaftë për të strehuar brenda një njeri. Me të mbaruar punimet, miku solli edhe rraqet e veta.
- Më dhimbset, tha gruaja e përlotur. - Krejt i vetëm, si qen. Bëjmë mirë ta ftojmë tek ne sonte. Eshtë nata e parë.
Babai nuk tha as po e as jo. Nëna u ankua se nuk kishte gatuar ndonjë gjë të veçantë. Djali rrahu shuplakat. Unë u nisa ta ftoj mikun, i bindur se nuk do të pranonte.
- Përderisa ftesa vjen nga gruaja, jam i detyruar ta pranoj, më tha miku, duke krehur me gishtërinj mjekrën e rrallë, veprim që e kryente sa herë merrte vendime të rëndësishme. - Gratë preken shpejt dhe për shkaqe banale.
- Eshtë kënaqësia e të gjithëve.
- Mirë, mirë, më ndërpreu miku, - më prit sa të rruhemî.
Unë u ula te pragu i kasolles, kurse miku u rras në njëren prej qosheve dhe u rruajt nën dritën e hënës. Në kushte e rrethana të tilla unë do të isha prerë e gjakosur dhjetë herë, kurse në fytyrën e bardhë e të lëmuar të mikut tim nuk dallohej as edhe një gërvishtje.
- Jam gati!, tha ai, duke qeshur porsi fëmijë. Më futi krahun dhe u nisëm. Të njëzet metrat deri te shtëpia ime i bëmë në heshtje. Kështu edhe kur ngjitëm shkallët. Brenda, në dhomën e miqve, ishin ndezur qirinjtë si për festë. Gruaja me nënën kishin veshur rrobat e tyre më të mira, kurse babai mbante në prehër nipin, domethënë djalin tim. Miku u mallëngjye deri në përlotje. Mandej mori pozën e viktimës, të dënuar përjetësisht nga fati, dhe më tha me zë të lartë:
- Tablo e përsosur! Lum si ti! Ke gjithçka.
- Edhe ti do t'i kesh, bir, i tha nëna dhe e ftoi në krye të vendit. Djali zbriti nga prehëri i babait dhe zuri vend në atë të mikut. Gruaja i solli kafen, duke i buzëqeshur si dikur mua në kohët e para. Babai i zgjati paketën e cigareve. Miku e ndezi një, megjithëse nuk e pinte. Kurse mua m'u desh t'i kërkoja edhe cigaret, edhe kafen. Mandej tryeza u mbush me lloj - lloj gjellërash e pijesh (kur ishin përgatitur?) dhe ne zumë vend të gjithë.
- Për lumturinë tuaj!, tha miku dhe ngriti gotën.
- Edhe tënden!, tha babai. - Ta gëzosh kasollen dhe shpejt me një pallatî.
Për disa çaste u dëgjuan vetëm trokitjet e gotave dhe të pirunëve. Mandej miku, për çudinë time të madhe, u ngrit në këmbë, rrëmoi nëpër xhepa dhe u shpërndau dhurata të gjithëve: gruas - një varëse të mrekullueshme ari; babait - një kuti të gdhendur sermi; nënës - një pasqyrë me kornizë argjendi; djalit - një robot të vogël hekuri. Kurse mua më kishte harruar. U ndjeva jo pak i fyer. Miku, që kuptonte e shihte gjithçka, më hodhi një shikim çarmatosës dhe më tha:
- Ti ke si dhuratë miqësinë time. Nuk njoh dhuratë më të çmuar.
Qeshën të gjithë përveç meje. E pashë gruan me inat dhe, në çast, nisa të përfshihem nga ndjesia e të qënit i tepërt. Kurse miku tashmë kishte fituar respektin dhe dashurinë e të gjithëve: krejt jashtë natyrës së tij, fliste pa pushim: tregonte histori të vërteta e të sajuara, bënte vërejtje të holla e plot humor, shkërbente lloj - lloj kafshësh e tipash. Të gjithë, përveç meje, qeshnin e rrihnin shuplakat. Kështu deri në mesnatë, kur miku kërkoi leje të ngrihej e të shkonte në kasollen e tij.
- Eshtë vonë, tha nëna. - Flij tek ne sonte.
Babai tundi kokën. Gruas i ndritën sytë. Djali rrahu shuplakat. Unë nuk pohova, por as nuk kundërshtova. Miku më tërhoqi disi mënjanë dhe më tha:
- Përderisa ftesa vjen nga nëna, jam i detyruar ta pranoj.
Të nesërmen, kafen e mëngjesit miku do ta pinte në shtëpinë tonë, kurse në darkë do të përsëritej pikë për pikë rituali i një nate më parë. Kështu edhe në netët e tjera. Mikun e ftonin herë babai, herë nëna, herë gruaja, herë djali, herë të gjithë bashkë.
Kurse unë, jo rrallëherë, i kaloj netët në kasollen e vogël aty në krye të oborrit, duke qenë i bindur se mungesa ime bie në sy gjithnjë e më pak.
|
|
|

Edvin Kukunja: Nje mbremje me Kadarene
|
Dicka e cuditshme, tej mase e pabesueshme, me ndodhi vec pak dite me pare. Mendjen e kam te kthjellet aq sa mund te jete i kthjellshem nje qiell plot re, por megjithate po mundohem te kujtoj gjithshka.
Ishte nje nga ato mbremje te shumta kur s'ke nevoje per asnje dhe asgje pervec vetes, disa cigare, pak alkol, shume muzike dhe nje liber te bukur. Une i kisha te gjitha keto dhe isha ne kulmin e shijimit te vetmise. Lexoja me endje te madhe dhe nderkaq me vinin ne mendje lirshem, dhe te pastra caste nga jeta ime e kaluar. Situata ishte e tille qe une te mos vuaja nga kjo gje, qe zakonisht me sjell shume trishtim.
Cuditerisht ne shtepi isha vetem dhe ndihesha i lire te beja gjithshka qe mund te me vinte ndermend. Per shembull, po te me hypte ne koke e te bridhja neper apartament lakuriq, mund ta beja shume mire pa asnje problem. Ju mund te mendoni se une jam pak i rregullt nga trute, por do te ishit shume hipokrite ne nje sjellje te tille. Ne se ka nje gje qe kam mesuar shume mire, ne keto pak vite te jetes sime eshte qe te tjeret jane shume te ngjashem me ty, me shume se sa ti mund te arrish te mendosh. Keshtu qe une e di shume mire qe dhe juve u vijne ne mendje lajthira te tilla, por nuk keni kurajo e ta pranoni.
Keshtu pra, isha vetem ne shtepi dhe i perhumbur ne lexim me nje sfond te perzier kujtimesh, tymi duhani dhe muzike. Ndjeva pak zhurme nga guzhina - isha ne dhomen time - dhe ne fillim s'ia vura shume veshin. Muret e apartamenteve tona jane aq te holla sa mund te degjohet cdo gje shume mire. Sa e sa nete pa gjume per nazet e Giulias - vajzes se vogel te fqinjeve tane. Ndaj dhe nuk i thashe shume rendesi edhe kur zhurmat u perseriten. Nga dera gjysme e hapur e dhomes pashe nje hije qe levizte ne sallon dhe te dridhura me pershkruan trupin - u ngjetha deri ne floke. Une jam nje tip shume skeptik dhe s'para besoj ne fenemone paranormale. Kerkoj anen llogjike te cdo ngjarjeje sepse me jep me shume siguri; por megjithate aty per aty u frikesova shume. U ngriva i teri. Hija po i drejtohej dhomes time. Dera u hap dhe dy sy kureshtare dhe hetues me veshtruan pertej xhamave te nje pale syzesh.
Mirembrema! Jo, jo mos u shqeteso! Mos leviz se bej vet. Desha vetem te dija se ku e mbani sheqerin. Kafeja, sidomos ajo turke, ka nevoje per sheqer se ndryshe nuk pihet. Farmak eshte.
Sheqeri?! Sheqeri .esh... eshte ...sheqeri eshte ne dollap... dollapin e bardhe te guzhines... atje eshte.
Ky eshte kulmi! Ai u zhduk perseri pas deres duke vazhduar te fliste por une s'kuptoja asgje. Dhe me te drejte isha aq e i hutuar. Pse ju duket gje normale qe Kadare te shfaqet cuditerisht ne deren e dhomes tuaj e t'ju kerkoj se ku e mbani sheqerin? Thomeni pra pa hezitim! Te pakten keshtu do te merrja vesh se sa e rendomte paskesh qene jeta ime, sepse per juve kjo gje qenka kaq normale shume.
Brofa ne kembe menjehere dhe e ndoqa ne guzhine. Xhezveja ishte mbi zjarrin e furnelles me gaz, mbi tavoline dy filxhane dhe kutija e sheqerit. Ai ktheu koken drejt meje dhe buzeqeshi. Ferkova syte ne pabesim. Jo, jo nuk po flija! Nuk ish enderr. Si per te vertetuar me tej gjendjen time pickova fort krahun dhe klitha nga dhimbja. Isha zgjuar!
-Si e pini kafene? Une per vete e dua te embel.
-Dhe une gjithashtu. Luget e vogla jane aty, ne raftin e siperm. I marr une.- thashe me nje natyralitet qe me habiti.
-Shpresoj te mos ju kem shqetesuar. Kaloja ketej dhe me pihej nje kafe si nga anet tona. Kafe turke , plot fjale.
-Jo, jo une s'po beja gje. Po lexoja dhe degjoja muzike. Mire bete qe erdhet por si e hapet .
-Si e hapa deren? - ia priti ai. Nuk e di as une ne te vertete. Tek digjesha ne deshiren time per nje kafe mbylla syte dhe ne nje cast u gjenda ketu. Cfare po lexoni? Me pelqen muzika qe po degjoni. Kush jane ? I Costeau?
-Po! I njihni vertete?- ai pohoj me koke- Po lexoja nje liber tuajin: Il crepuscolo dei Dei della stepa. Nuk e di titullin ne shqip.
Vazhdonte te me veshtronte drejt e ne sy dhe prej tyre s'depertonte asgje pervec refleksit te imazhit tim dhe fjaleve te mia. Sigurisht, isha shume i eksituar dhe mosbesues akoma. Por sa situata na duken te pabesueshme ne jeten tone dhe megjithate ato jane realitet. Mund te ishte dhe kjo nje nga ato situata. Nuk ka te pamundshme pervec te paegzistueshmes ; dhe une egzistoja, ai gjithashtu. Koket e medhaja nje dite takohen, me kane thene dikur. Dhe ai padyshim eshte nje nga koket me te medhaja te kohes tone : ndersa une vetem fisikisht e kam koken te madhe. Nje problem i vertete per mua ne vogeli.
-Mosbesimi eshte nje ves por qe shume mire mund te kthehet ne virtu. Si cdo gje qe ka te beje me ne ne kete bote, ne te vertete. Ne jemi materiali me i deformueshem qe mund te egzistoje dhe mrekullia qendron ne faktin se nuk kemi aspak nevoje te ndryshojme aparencen tone per te realizuar nje gje te tille. Kafe shume e mire kjo!
Vetja sepse me dukej si faqet e nje libri. Aq i lexueshem isha valle? Mund te mendoja gjithshka dhe ai do te arrinte t'i kuptonte. Per kete gje isha tej mase i sigurt. Ai eshte nje krijues i vertete, me sa e sa pjella qe s'kishin fund ne persosmerine e tyre. Vetem kush e ka eksperiencen e krijimit te jetes mund te arrije ta kuptoje ate deri ne fund. Une shume mire mund te isha ndonje personazh ne mosdijeni i ndonje libri te ri qe po shkruante. Asgje s'ish me e sigurte tani per mua. I hodha nje sy vetes duke pasur frike se mos shkrihesha si shkronjat mbi leter nga kafeja e ngrohte qe me rridhte brenda ne trup. Asnje rezik! Isha akoma aty i teri dhe i beri.
Po rrija si mbi gjemba dhe nuk thoshja dot asgje. Gjuha me dukej si copeze druri pa jete. Ndersa pinim kafene une levizja syte rreth e rrotull per te evituar shikimin e tij zhbirrues. Disa caste ne heshtje. Duket ai u be pishman dhe foli perseri.
Kam degjuar se ke vendosur te ndryshosh dege ne universitet. Vertete valle? Nganjehere ndodh qe te dorezohemi pa e kuptuar , por shume here korrigjojme vec gabimet tona. Rendesi ka te ndjekesh zemren sic i thone ; ate qe ndjen.
Nje menyre shume e mire per te mos me thene asgje; ose me mire per te evituar ndonje kerkese keshille. Nejse, eshte nje moment jo shume i mire per mua ky.
Keshillat jane vetem nje menyre tjeter per te emertuar opinionet dhe opinioni ka pak vlere . Nuk mund te kesh siguri ne nje opinion. Sidomos ne ate te nje te panjohuri si une. Eshte shume e veshtire udha e shkronjave; sa shume zhgenjime! Ato dalin prej teje, marrin jete dhe s'te perfillin aspak. Ty si prind te takojne vec kritikat. Ti shume mire mund te me thuash se s'eshte keshtu. Por dhe levdatat jane nje lloj i vecante vertete kritike. I kerkojme shume gjate jetes sone dhe kur s'na i japin humbin respektin per veten. Jemi te dobet dhe shume lehte dikush mund te na ndryshoje formen tone.
Keni vec pyetje sot! Sa pak pergjigjje! Personazhi juaj ne kete liber , dmth ju, perhumbet ne banalitetin qe si rrjete merimangash po mbulon nje vend dikur te magjishem. Dhe ju ia arrini te mos njolloseni aspak. Dilni nga turma e perhumbur dhe arrini te beheni gjykuesi i saj. Keto vende dikur te lavdishme kane filluar te brehen nga krimbi i merzise dhe jetojne nen jehonen e asaj qe ish dikur. Ketu jeta rrjedh vrullshem me ritme te cmendur nga nje mode ne tjetren. Gjithshka eshte nje ceshtje imazhi , apparenca eshte berthama e kesaj bote.
Qenkeni fatalist i madh. Por keni te drejte. Ndodhite tona personale per sa te rendomta mund te jene jane te lidhura ngushte me kohen qe kalojme. Por duhet te pranojme qe e kaluara eshte gjithmone me ne , brenda nesh , pjese e qenies tone. Jemi ata qe ishim dhe pastaj ata qe do te jemi.
Ndihesha si ne nje gjendje nokdauni dhe me dhembnin temthat shume. Me hypi ne maje te hundes per nje cigare. Ai u cua dhe veshtroi jashte dritares. Erresira kish mbuluar gjithshka dhe ne qiell nuk kish as hene e as yje. Rruget ishin bosh dhe qyteti dremiste rende. Kishte pak per te veshtruar pertej asaj dritare. Megjithate syte e tij ishin plot drite sikur atje jashte te shihte gjithshka, jeten.
Ka nete si keto kur bota eshte kaq e vogel; bredh e tera ne rruget e nje qyteti por rreshqet ne heshtje ndaj dhe ne nuk e degjojme. Frika dhe ankthi zhduken per cudi. Nete pa muzgje , dite pa agime.
U kthye perseri nga une dhe syte e tij perpak me qeruan. Aq shume ndriconin! Muzika vazhdonte te vinte si nga larg dhe vetem atehere kuptova qe ishte akoma e njejta kenge qe po xhironte shume here.
- E bukur shume kjo kenge! Me duhet te iki dhe jam pak me vonese.
- Po pse? Rrini dhe pak. Mund te vazhdojme biseden tone perpara nje gote konjaku te mire. Eshte shqiptar. Nje shishe "Bato" qe ma kane sjelle keto dite.
- Me gjithe qejf por sic thashe jam me vonese. Kafeja ish e persosur. Mbase nje dite do te shihemi perseri. Ejani e me beni nje vizite ju.Shkojme e pijme nga nje konjak atje ne tavolinen time, ne barin tim te preferuar.
-Po rrini.
Befas volumi i muzikes po rritej tej mase deri ne shurdhim.
- Prisni pak sa te mbyll magnetofonin. Mos ikni.
U drejtova drejt dhomes me veshet e taposur me duar aq e forte ishte muzika. Volumi vazhdonte te rritej akoma me shume. Hapa deren por m'u morren mendte dhe rashe ne dysheme.
Kur u zgjova vazhdonte te me dhimbte koka. E njejta kenge degjohej perseri. Kisha vene repeat pa dashur. U kujtova per cfare me kish ndodhur dhe ne cast nuk me besohej. U derdha me vrap ne guzhine. Dy filxhane kafeje, nje xhezve prisnin te laheshin mbi lavandinon e guzhines. U ktheva ne dhome .
Mbi krevat ishte libri akoma i hapur vetem se jo ne faqen ku une kisha nderprere leximin. Ne nje cep nje shenim me laps qe s'kisha pare ndonjehere. Une nje jete kam dhe ate juve iu dedikova : shkronja.
|
|
|

|
 |